Bota

Lëvizja Vetëvendosje po synon të krijoj e vetme qeverinë, zëdhënësi i LVV-së Kryeziu: Po presim votat me kusht dhe të d

22 Shkurt 2021, 17:47 Nga DOSJA
Lëvizja Vetëvendosje po synon të krijoj e vetme qeverinë,

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje po synon të formojë e vetme, Qeverinë e re të Kosovës dhe për këtë janë në pritje të numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës. Sipas Telegraf, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, i cili ndër të tjera ka thënë se vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i qartë.

Tanimë që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, jemi në pritje të fillimit të numërimit edhe të votave me kusht si dhe ato të diasporës, të cilat kësaj radhe janë më shumë në numër se në çdo proces tjetër zgjedhor. Vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje kurrë nuk ka qenë më i qartë”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai është shprehur se qytetarët duan ndryshim rrënjësor si në të bërit politikë, ashtu edhe në qeverisje.

Vendi ka nevojë për një qeveri të re, pasi që për më shumë se shtatë muaj ka pasur një jolegjitimet dhe qeveri e jashtëligjshme. Ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve tjera,”-ka theksuar ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se të gjitha votat duhet numëruar me kujdes dhe të bëhet certifikimi sa më shpejt.

“Është tejet e rëndësishme që të gjitha votat të numërohen me kujdes e të certifikohen pa humbur kohë, ashtu që të mund të vazhdojmë sa më parë me formimin e institucioneve”, u shpreh zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu.

Deri më tani, nga rezultatet e publikuar nga KQZ-ja, pa përfshirë votat me kusht dhe ato nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%.

Lajmi kryesor:Kosova pas zgjedhjeve, LDK-ja në ‘kaos’ brenda partisë, Hoti: Ndërhyrja është e papranueshme

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora përparim kryeziu zgjedhjet ne kosove përparim kryeziu zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll