Bota

Elon Musk kthen kompaninë SpaceX në laborator për studimin e Covid-19

22 Shkurt 2021, 16:48 Nga DOSJA
Elon Musk kthen kompaninë SpaceX në laborator për studimin e

SHBA-Miliarderi Elon Musk ka filluar një studim për COVID-19 me ndihmën e punëtorëve në kompaninë e tij hapësinor SpaceX. Sipas mediave tw huaja, SpaceX, në partneritet me studiuesit e mjekësisë nga Harvard dhe MIT, iu kërkoi mijëra punonjësve që të dilnin vullnetarë për një program që do të merrte mostrat e gjakut të tyre dhe do të testonte prodhimin e tyre të antitrupave dhe imunitetit të përgjithshëm kundër SARS-CoV-2.

Nga 4,300 punëtorë që morën pjesë në program, 120 kishin pasur kontakt me persona të infektuar me COVID-19 por 61% u tha se ishin asimptomatike, sipas studimit të bashkë autorizuar nga Musk dhe botuar në revistën Nature Communications.

Gjetjet treguan se pacientët që kishin simptoma të lehta kishin një shans më të ulët për imunitet afatgjatë. Si të tillë, individët që kishin më pak antitrupa gjatë infeksionit të tyre të parë, kishin më shumë të ngjarë të kontraktonin virusin përsëri.

“Njerëzit mund të kenë antitrupa, por nuk do të thotë se do të jenë imunë”, tha profesori i Harvardit, Dr. Galit Alter, një bashkëautor i studimit SpaceX.

SpaceX nisi programin në Prill por ka vazhduar të monitorojë punonjësit. Kompania hapësinore ka shndërruar një numër të pajisjeve të saj mjekësore në vendet e testimit të gjakut.

Musk, i cili zbuloi se ishte pozitiv ndaj COVID në nëntor të vitit të kaluar, ka marrë pjesë në monitorimin e rezultateve të studimit për të mësuar më shumë rreth lidhjes midis antitrupave dhe ri-infektimit. Mbetet të shihet, nëse themeluesi i SpaceX, i cili më parë tha se nuk do të regjistrohej për vaksinim po rishikon qëndrimin e tij.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elon muska muska kthen kompanin spacex ne laborator per covid-190 elon muska muska kthen kompanin spacex ne laborator per covid-190

Sondazh

Poll