Bota

Tre raketa hidhen në Bagdad, njëra prek ambasadën amerikane

22 Shkurt 2021, 17:37 Nga DOSJA
Tre raketa hidhen në Bagdad, njëra prek ambasadën amerikane

IRAK-Tre raketa kanë goditur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Sipas DailyMail, raketa janë qëlluar në drejtim të ambasadës amerikane në kryeqytetin e Irakut. Njëri prej tyre ra brenda perimetrit të Zonës së Gjelbër, ndërsa të tjerët u ulën në lagjet e banimit përreth.

Sulmi është i treti në një javë që shënjestron ndërtesat diplomatike, ushtarake ose tregtare perëndimore në Irak. Ditën e djeshme, tetë raketa Katyusha ranë në zonën e Gjelbër në një sulm që synonte ambasadën e SHBA, duke shkaktuar disa dëmtime të vogla.

Ushtria irakiane tha se një ‘grup i jashtëligjshëm’ i ka hedhur të tetë raketat. Shumica e raketave goditën një kompleks banimi dhe një pikë kontrolli sigurie brenda zonës, duke dëmtuar ndërtesa dhe makina, ku u plagosu dhe një ushtar irakian.

Por një sulm me raketa në Ambasadën e SHBA në 18 nëntor ishte një shenjë e qartë se grupet e mbështetur nga Irani kishin vendosur të rinisnin sulmet ndaj bazave të SHBA-së, sipas zyrtarëve të sigurimit Irakian.

Uashingtoni, i cili po zvogëlon ngadalë 5,000 trupat e tij në Irak, mund të mbyllë ambasadën e tij nëse qeveria Irakene nuk ndalon sulmet.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irak sulm me raketa ne ambasaden amerikane ne irak sulm me raketa ne bagdad irak sulm me raketa ne ambasaden amerikane ne irak sulm me raketa ne bagdad

Sondazh

Poll