Bota

Ndikimi i vaksinimit/OBSH-ja jep lajmin e mirë: Rastet e infektimit janë përgjysmuar brenda muajit

22 Shkurt 2021, 17:27 Nga DOSJA
Ndikimi i vaksinimit/OBSH-ja jep lajmin e mirë: Rastet e infektimit

BOTË-Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka njoftuar se është shënuar një ulje e rasteve të infektimit në muajin janar dhe shkurt.

Sipas mediave të huaja, me programin e vaksinimit që po ecën mirë në shumë vende të botës, duket se të dhënat epidemiologjike po përmirësohen qartë, ndërsa indeksi i transmetueshmërisë po bie ndjeshëm.

Rastet e Covid-19 në të gjithë globin ranë përgjysmë nga janari në shkurt. Më shumë se 5 milion raste u raportuan në javën e parë të janarit, nga 2.4 milion javën e kaluar.

Sipas të dhënave të OBSH-së, rastet në Shtetet e Bashkuara ranë ndjeshëm nga 444,000 në javën e parë të Janarit në 169,000 të dielën e kaluar.

Rënia e numrit është shënuar dhe në Evropa. Ka gjithashtu një rënie në numrin e vdekjeve në planet. Më shumë se 98,000 humbën betejën me koronavirusin në javën e parë të janarit, krahasuar me 66,000 që vdiqën javën e kaluar.

Në total, infeksionet tejkalojnë 111 milion në të gjithë botën, ndërsa numri i të vdekurve arrin pothuajse 2.5 milion.

Vaksinimet, siç vërehen dhe formulohen nga specialistët e sëmundjeve infektive, ulin indeksin e transmetueshmërisë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID në botë/ Gati 112 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur, SHBA arrin rekordin duke shënuar 500 mijë viktima

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bie numri i infekimive obsh bie numri i infekimive obsh

Sondazh

Poll