Bota

Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut Mijalkov, arratiset para vendimit

22 Shkurt 2021, 18:07 Nga DOSJA
Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut

MAQEDONIA E VERIUT-Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë konfirmuar se kanë lëshuar një urdhër arresti kombëtar për ish-shefin e policisë sekrete Saso Mijalkov, pasi ai është arratisur. Autoritetet pritet të lëshojnë gjithashtu një urdhër arresti ndërkombëtar.

Kërkimet për ish-shefin e policisë sekrete deri më tani kanë qenë të kota. Policia ditën e djeshme nuk mund ta gjente atë në shtëpinë e tij në Shkup as në hotelin Marriot, ku ishte parë për herë të fundit.

Ditën e djeshme ndaj tij u vendos një urdhër për paraburgim në shtëpi, përpara një vendimi të lartë mbi skandalin masiv të përgjimeve në të cilin Mijalkov është i dyshuari dhe i pandehuri kryesor. Vendimi për çështjen, në të cilin ai doli në gjyq së bashku me 11 ish zyrtarë të tjerë të shtetit dhe policisë, pritet të Premten.

Mijalkov akuzohet për organizimin e përgjimeve masive të paligjshme të qindra njerëzve gjatë sundimit autoritar të kushëririt të tij, ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili u largua nga vendi më shumë se dy vjet më parë. Ai drejtoi policinë sekrete nga 2006 deri në 2015.

Ai paraqitej rregullisht në seancat gjyqësore gjatë procesit të përgjimit, i cili nga prokuroria u kodua me emrin “Target-Fortress” dhe u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Vendimi në gjyqin Target-Fortress pritet të japë përgjigje për një pyetje kryesore: kush urdhëroi mbikëqyrjen masive të njerëzve gjatë kohës që Gruevski ishte në detyrë?

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut saso mijalkov saso mijalkov arratiset maqedonia e veriut saso mijalkov saso mijalkov arratiset

Sondazh

Poll