Aktualitet

Aksidentohet duke punuar tokën 55-vjeçari në Gramsh, dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës

22 Shkurt 2021, 16:40 Nga DOSJA
Aksidentohet duke punuar tokën 55-vjeçari në Gramsh,

GRAMSH-  Një 55-vjeçar nga fshati Skënderbegas në Gramsh ka marrë plagë të rënda  duke punuar tokën me një mjet tip freze dore.

Burime bëjne me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku 55-vjeçari i identifikuar si Veis Koçi, është plagosur rëndë pasi mjeti me të cilën punonte tokën është përmbysur  dhe e ka goditur në të gjithë trupin. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar Urgjencën e spitalit të Gramshit.

Pasi i dhanë ndihmën e parë në autoambulancë 55-vjeçari është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij ishte tepër kritike.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet veis koçi veis koçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 14:34

SHKODËR– Policia e Shtetit ka zbardhur sulmin me armë zjarri në Shkodër ndaj Taulant Pepajt. Efektivët e Policisë kanë identifikuar nga kamerat e sigurisë ...