Aktualitet

Përplasen tre makina në Tiranë, policia jep DETAJE: Është plagosur një person

22 Shkurt 2021, 16:38 Nga DOSJA
Përplasen tre makina në Tiranë, policia jep DETAJE:

TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Dervish Hima”, ku si pasojë e përplasjes së tre mjeteve ka mbetur i plagosur një person.

Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, në rrugën “Dervish Hima”, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 14:34

SHKODËR– Policia e Shtetit ka zbardhur sulmin me armë zjarri në Shkodër ndaj Taulant Pepajt. Efektivët e Policisë kanë identifikuar nga kamerat e sigurisë ...