Aktualitet

Kapet me 40 kilogramë drogë i riu nga Malësia e Madhe në kufirin e Malit të Zi

22 Shkurt 2021, 15:50 Nga DOSJA
Kapet me 40 kilogramë drogë i riu nga Malësia e Madhe në

MAL I ZI– Një 26-vjeçar nga Malësia e Madhe është arrestuar nga policia malazeze teksa në kufirin tokësor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ka tentuar të trafikojë 40 kg lëndë narkotike kanabis sativ.

Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për të riun shqiptar Muamer Bercaj.

Sipas policisë së vendit fqinj 26 vjeçari, është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit të lëndës narkotike ai është ndaluar nga policia malazeze.

Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 persona tjerë të cilët kanë arritur të largohen dhe të kthehen në brendësi të territorit shqiptar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26 vjecari ne mal te zi arrestohet 26 vjecari ne mal te zi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 14:34

SHKODËR– Policia e Shtetit ka zbardhur sulmin me armë zjarri në Shkodër ndaj Taulant Pepajt. Efektivët e Policisë kanë identifikuar nga kamerat e sigurisë ...