Aktualitet

Rruga Skuraj-Burrel, firmës “Geci” i hapen gropat dy javë pasi i mbushi

22 Shkurt 2021, 16:09 Nga DOSJA
Rruga Skuraj-Burrel, firmës “Geci” i hapen gropat dy javë

BURREL– Firma “Geci” nuk po mirëmban rrugën Skuraj – Burrel. Para dy javësh u mbushën gropat por sot gjendja e rrugës është njësoj. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve ankohen për cilësinë e punimeve që ka kryer kjo kompani.

Dëbora u shkri dhe gropat dolën në pah. Aksi nacional Skuraj-Burel nuk po mirëmbahet. Drejtuesit e mjeteve ankohen se këtë rrugë vetëm 36 km për shkak të dëmtimit e bëjnë për 1 orë e 30 min.  Ata thonë se nuk kanë parë fare mjetë dhe punëtorë që merren me mirëmbajtjen e saj të firmës Geci.

Copë-copë as nga firma as nga shteti s’kemi asnjë gjë në vijë,” thotë një prej tyre.

Gjendja e rrugës katastrofë, kam dalë që në ora 8 dhe s’po arrij do të shkoj në Tiranë. Gjithë gropa. Asnjë punëtor nuk ishte në rrugë asnjë. S’dimë ku të ankohemi ç’të bëjmë.

Taksat i paguajmë të gjitha, shihi si është po dëmtojmë makinat. S’kanë vënë dorë fare. Nga Miloti deri në Burrel është gjithë gropa.

Mësohet se rreth 2 javë më parë punëtorët e kompanisë “Geci” i mbushën gropat por puna e kryer nuk ka qenë cilësorë për sa kohë që sot gropat janë të hapura. Kompania “Geci” që prej vitit 2019 ka marrë përsipër të mirëmbajnë rrugën Skuraj-Burrel dhe kontrata zgjat deri në vitin 2022.

Marrë nga Abcnews

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demtohet rruga skuraj – burrel firma “geci” demtohet rruga skuraj – burrel firma “geci”

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 14:34

SHKODËR– Policia e Shtetit ka zbardhur sulmin me armë zjarri në Shkodër ndaj Taulant Pepajt. Efektivët e Policisë kanë identifikuar nga kamerat e sigurisë ...