Aktualitet

Gati koncesioni i radhës, qeveria do të japë me PPP portin në Vlorë

22 Shkurt 2021, 16:34 Nga DOSJA
Gati koncesioni i radhës, qeveria do të japë me PPP portin

TIRANË– Qeveria shqiptare po përgatit koncesionin e radhës. Qeveria së fundmi ka autorizuar dy ministri, të Infrastrukturës dhe të Bujqësisë për nisjen e procedurave për përgatitjen e koncesionit. Siç thuhet në vendim  Ministria e Bujqësisë është autorizuar, pasi porti shërben për peshkim. 

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik.

VENDIMI i PLOTE

Nr. 100, datë 17.2.2021 PËR PËRCAKTIMIN E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË SI AUTORITET KONTRAKTOR PËR ZHVILLIMIN E MUNDSHËM TË PROCEDURËS SË KONCESIONIT/ PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT,PËR PORTIN NË TRIPORT, VLORË Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 3, të nenit 13, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet  dhe  partneritetin  publik  privat”,  të ndryshuar,    me    propozimin    e    ministrit    të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave Përcaktimin e  Ministrisë  së  Infrastrukturës dhe Energjisë si autoritet kontraktor për zhvillimin e   mundshëm   të   procedurës   së   koncesionit/partneritetit  publik  privat,  për  portin  në  Triport, Vlorë. Ngarkohen Ministria e  Infrastrukturës  dhe Energjisë,  Ministria  e  Financave  dhe  Ekonomisë dhe  Ministria  e  Bujqësisë  dhe  Zhvillimit  Rural  për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e infrastruktures dhe energjise porti i vlores ministria e infrastruktures dhe energjise porti i vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Shkurt 2021, 14:34

SHKODËR– Policia e Shtetit ka zbardhur sulmin me armë zjarri në Shkodër ndaj Taulant Pepajt. Efektivët e Policisë kanë identifikuar nga kamerat e sigurisë ...