Sport

Kampionat tekanjoz! Napoli fiton me Juven, por poshtërohet nga Atalanta, ka “luftë” për katër vendet e para

21 Shkurt 2021, 19:43 Nga DOSJA
Kampionat tekanjoz! Napoli fiton me Juven, por poshtërohet nga Atalanta, ka

ITALI- Atalanta merr një fitore të rëndëishsme përballë Napolit me shifrat 4-2. Pjesa e parë, në fakt, u mbyll me rrjeta të paprekura, por rrjedha e lojës ndryshoi krejtësisht pas minutës së 52-të, moment kur Zapata u dha avatazhin skuadrës vendëse.Zielinski barazoi në minutën e 58-të, por shumë shpejt, në harkun kohor të shtatë minutave bergamaskët realizuan dy gola me autorë Gosens dhe Muriel.

Një autogol i Gosnes në minutën 76-të rihapi lojën, por Romero, i shërbyer nga Berat Gjimshiti, mbylli llogaritë e sfidës me golin e 4-2. Tani janë 5 skuadra që luftojnë për zonën Champions ku lufta pritet të jetë e ashpër deri në fund.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta napoli atalanta napoli

Sondazh

Poll