Sport

Barcelona humbi gjithçka dhe shkon në -8, Kadiz barazon në “in extremis”

21 Shkurt 2021, 17:50 Nga DOSJA
Barcelona humbi gjithçka dhe shkon në -8, Kadiz barazon në

SPANJE – Në ndeshjen e javës së 24-t të La Ligës, Barcelona humbi një mundësi për të qëndruar pranë skuadrave të Madridit, duke barazuar 1-1 në shtëpi kundër Kadiz, në një ndeshje të dominuar për 95 minuta.

Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 32-të me anë të Mesit, që ekzekutoi me saktësi një penallti. Më pas, Barcelona e qarkulloi topin, krijoi epërsi, por pa arritur të gjente golin e dytë dhe të sigurisë.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 89-të, Aleks Fernandez shënon nga pika e penalltisë, pas një faulli të Lenglet, duke arritur barazimin e bujshëm 1-1, që zbeh shpresat e katalanasve në garën për titull. Atletiko Madrid, që gjithashtu u mund dje, pas javës së 24-t është 8 pikë më tepër se Barcelona.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletiko madrid barcelona las liga leo mesi skuadra katalane atletiko madrid barcelona las liga leo mesi skuadra katalane

Sondazh

Poll