Bota

Polonia do vendos masa të reja, turistët me test negativ nuk do të karantinohen

22 Shkurt 2021, 14:38 Nga DOSJA
Polonia do vendos masa të reja, turistët me test negativ nuk do

POLONI-Polonia pritet të shpallë rregulla të reja kundër Covdi-19 këtë fundjavë. Sipas Reuters, Ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski, ka thënë se njerëzi, të cilët vijnë nga jashtë nëse kanë një test që rezulton negativ, nuk është nevoja të karantinohen.

Një person me një test që rezulton negativ, nuk do të duhet të karantinohet, pasi të hyjë në vend. Ne jemi duke synuar për fundin e javës,” tha Niedzielski, duke shtuar se qeveria nuk po planifikonte të rivendoste kufizime të reja të gjera gjatë javëve të ardhshme.

Po ashtu, ai tha se Polonia është në fillim të valës së tretë të pandemisë së koronavirusit që ka mundësi të arrijë kulmin në fund të Marsit ose në fillim të Prillit. Infeksionet me koronavirus janë rritur kohët e fundit, duke arritur vazhdimisht mbi 8,000 raste të reja ditore.

Polonia ka lehtësuar disa kufizime, duke hapur vendet skive, kinematë, hotelet dhe teatrot me kapacitet deri në 50%, por autoritetet kanë paralajmëruar që këto masa mund të duhet të rikthehen përsëri në varësi të situatës pandemike.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID në botë/ Gati 112 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur, SHBA arrin rekordin duke shënuar 500 mijë viktima

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adam niedzielski covid-19 ne poloni poloni adam niedzielski covid-19 ne poloni poloni

Sondazh

Poll