Albin Kurti jep intervistë për mediat bullgare, flet sërish për dialogun: Do e vendosim të katërtin në prioritet
22 Shkurt 2021, 14:27Nga DOSJA
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për Agjencinë Bullgare Telegrafike. Kurti ka sjell dhe njëherë në vëmendje se dialogut me Serbinë nuk është prioritet dhe se do ta vendosë në vendin e katër. Ai shprehu shpresën për një dialog të sinqertë nën kujdesin e Brukselit dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, bazuar në reciprocitetin dhe barazinë.
“Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë përparësinë numër katër – pas vendeve të punës, drejtësisë dhe pandemisë KOVID-19,” tha Kurti.
Po ashtu ai është shprehur se Bullgaria dhe Kosova ndajnë qëllime dhe interesa të përbashkëta. Kurti e përshkroi Bullgarinë si një aleat të ngushtë të Kosovës dhe tha se Prishtina mund të mësojë shumë nga Sofja për integrimin evropian.
Kreu i Vetëvendosjes thotë se Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për në BE dhe shpreson që qeveria e tij e ardhshme do të punojë ngushtë me Bullgarinë si për integrimin evropian të Prishtinës ashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në të cilat mund të arrihet një shkëmbim shumë më dinamik, ekonomik dhe kulturor.
Gjithashtu, ai ka theksuar se integrimi i Kosovës në BE është një proces që po përparon shumë ngadalë, duke theksuar se vendi nuk ka marrë ende liberalizimin e vizave, megjithëse i ka përmbushur të gjitha kriteret. Ai shprehu synimin e tij për të punuar intensivisht me pesë vendet anëtare që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës – Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.
Kurti tha se do të përpiqet t’i bindë ata se ata nuk duhet të kenë frikë të njohin pavarësinë e Kosovës dhe se ata nuk duhet të krahasohen me Serbinë, për të cilën ai tha se kreu gjenocid në 1999.
Ndër çështjet kryesore ku do të përqendrohet kabineti i ardhshëm i Kosovës, sipas Kurtit janë vendet e punës dhe drejtësinë. Papunësia në vend arrin 40 përqind dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes planifikon të punojë shumë për të investuar në punë, veçanërisht midis të rinjve dhe grave. Ai është shprehur se kjo, së bashku me vendosjen e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit, do të lejojë që vendi të dalë nga kriza.
I pyetur se çfarë koalicionesh do të kërkonte nëse “Vetëvendosja” nuk do të arrinte një shumicë absolute në parlament, Albin Kurti ishte i prerë se jashtë koalicionit parazgjedhor me listën e Presidenti Vjosa Osmani, partia e tij nuk sheh partnerë të mundshëm në asnjë nga partitë e “regjimit të vjetër”. Ai shprehu synimin e tij për të kërkuar mbështetje nga përfaqësuesit e pakicave joserbe dhe ligjvënësit individualë të opozitës.
MAL I ZI– Kohëve të fundit në Mal të Zi është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Mali i Zi renditet i pari në rajon me mbi 1300 të infektu...
KOSOVË- Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ditën e sotme do të fillojë procesin e rinumërimit të 494 vendvotimeve. Sipas Gazeta Express, ky vendim është ...
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 260 raste të reja me COVID-19 nga 3.104 testime në të gjithë vendin.IKShPK bën me dije se në...
KOSOVË– Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka pohuar në mbledhjen e zhvilluar sot se Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për dis...
KOSOVË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës, ku pati dhe një debat mbi vonesën e numërimit të votave të diasporës.Përfaqëuesi i...
SERBI– Komentet e Albin Kurtit gjatë intervistës së tij me Euronews duket se kanë shkaktuar debate në Serbi, në lidhje me vazhdimin e dialogut midis Prish...
ITALI– Këshilli i parë operativ i ministrave të qeverisë Draghi miratoi dekretin mbi ndalimin e udhëtimit midis rajoneve deri më 27 mars. Takimi filloi rr...
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiç i ka kthyer përgjigjje Albin Kurtit mbi deklaratat e tij për prioritetet e qeverisjes së tij. Në një intervi...
BRAZIL– Brazilianët tani kanë një vend për të shfryrë zemërimin dhe tërbimin e tyre në “Rage Room” të sapohapura. Brenda një depoje në periferi të Sao Paulo, nj...