Bota

I prenë rrugën! Terroristët në Kogo, tentuan të rrëmbenin diplomatin italian Luca Attanasio, qëllojnë për vdekje zyrtar

22 Shkurt 2021, 11:46 Nga DOSJA
I prenë rrugën! Terroristët në Kogo, tentuan të

KONGO– Ambasadori italian, Luca Attanasio, është vrarë ditën e sotme gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos. Bashkë me Attanasion ka ndërruar jetë dhe një polic i cili ishte në makinë me diplomatin.

‘Ansa.it‘ shkruan se sulmi ndodhi në rrugën ndërmjet Goma dhe Bukavu, ku sipas informacioneve paraprake, ishte një grup terrorist që i ka dalë para makinës. Ata po udhëtonin në bordin e një makine në një autokolonë ‘MONUSCO’, misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për stabilizimin në Republikën Demokratike të Kongos.

Ambasadori u qëllua gjatë sulmit ndaj kolonës së Kombeve të Bashkuara me të cilën ai po udhëtonte dhe vdiq “si rezultat i plagëve të marra”, tha për AFP një diplomat i rangut të lartë në Kinshasa. Sulmi ishte një ‘përpjekje rrëmbimi’, zbulojnë rojet e parkut Kombëtar Virunga.

Në vitin 2020 Luca Attanasio mori Çmimin Ndërkombëtar të Paqes Nassiriya ” për angazhimin e tij në ruajtjen e paqes midis popujve ” dhe ” për kontributin e tij në zbatimin e projekteve të rëndësishme humanitare, duke u dalluar për altruizmin, përkushtimin dhe frymën e tij të shërbimit për të mbështetur njerëzit në vështirësi ” .

Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos,  ishte një nga ambasadorët më të rinj italianë në botë. Nga 5 shtator 2017, pas përvojave të ndryshme në ambasadat në Zvicër, Marok dhe Nigeri, ai u emërua shefi i misionit në Kinshasa, Kongo, ku po përfundonte projekte të shumta humanitare së bashku me afërsisht një mijë qytetarë italianë që aktualisht banojnë në vendin e Afrikës Qendrore. .

Hetimet janë ende në zhvillim e sipër mbi dinamikën dhe motivin e vrasjes së diplomatit dhe policit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota luca attanasio vritet ambasadori italian ne kongo luca attanasio vritet ambasadori italian ne kongo

Sondazh

Poll