Bota

Itali, 27-vjeçari shqiptar sulmon me thikë ish-të dashurën greke, e reja në gjendje të rëndë për jetën

22 Shkurt 2021, 11:28 Nga DOSJA
Itali, 27-vjeçari shqiptar sulmon me thikë ish-të dashurën

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi tentoi të vriste ish të dashurë greke me thikë.

Sipas La Republica, një studente 20-vjeçare me origjinë greke ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi është plagosur me thikë në gjoks, bark e qafë nga ish i dashuri i saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugë në lagjen San Salvario, dhe kanë qenë disa kalimtarë të rastit të cilët panë ngjarjen dhe njoftuan karabinierët, të cilët e kapën autorin në afërsi të vendngjarjes, duke gjetur edhe armën e krimit.

Sipas karabinierëve, sulmi ka ndodhur për arsye xhelozie për shkak të lidhjes së tyre në të kaluarën, nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll