Sport

Gjokoviç mundi 3-0 finale Medvedjev, ende mbetet “mbret” i Australisë

21 Shkurt 2021, 11:41 Nga DOSJA
Gjokoviç mundi 3-0 finale Medvedjev, ende mbetet “mbret” i

AUSTRALI – Një finale pa histori, e fituar 3-0 ndaj Danil Medvedjev, i dha Novak Gjokoviçit suksesin e tij të nëntë në “Australian Open” dhe të 18-të në turnetë Grand Slam. Një përballje e frikshme, ku serbi zgjidhi gjithçka 7-5, 6-2, 6-2, në një orë e 53 minuta.

Me lojën e tij të zakonshëm të presionit dhe rregullsisë, “Nole” zbehu të gjitha rezultatet që rusi kishte fituar muajt e fundit, me 20 fitore radhazi. Mesa duket kur “aksionet” ngrihen në nivelin e finaleve të Grand Slam, zemra dhe përvoja e të ashtuquajturve burra të vjetër, gjithmonë duket se triumfon mbi brezin e ri.

Për Novak Gjokoviç kjo ishte fitorja e 9-të në “Australia Open”, e treta radhazi (vetëm Nadal ka fituar një Grand Slam disa herë, 13 “Roland Garros”) dhe i 18-ti në përgjithësi në Grand Slam turne (9 “Australia Open”, një “Roland Garros”, 5 “Wimbledon” dhe 3 “USA Open”).

Tenisti serb mbetet numri 1 në botë dhe më 8 mars javën e ardhshme do të fillojë rrugëtimin si një “mbret” i tenisit botëror, një fitore më shumë se rekordi i të gjitha khërave i mbajtur nga Roxher Federer.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport australia open danil medvedjev grand slam novak gjokoviç australia open danil medvedjev grand slam novak gjokoviç

Sondazh

Poll