Sport

VIDEO / Tjetër hap i gabuar i Vllaznisë, Skënderbeu merr pikë shprese

21 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
VIDEO / Tjetër hap i gabuar i Vllaznisë, Skënderbeu merr

KORÇE – Vllaznia vijon të lëshojë terren. Këtë herë, në transfertën korçare ndaj Skënderbeut, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Shkodranët tani i shohin ndjekësit vetëm 5 pikë larg, distancë që mund të shkojë në 3, nëse Partizani do të fitojë ndaj Kukësit.

Skënderbeu kaloi i pari në avantazh, që në minutën e 8-të, falë supergolit të Duvunës, me një goditje nga distance, duke e gjetur të papërgatitur portierin Zogoviç. 45 minutat e para u me epërsinë 1-0 në bardhebluve vendës.
Në pjesën e dytë të lojës, Vllaznia arriti të barazonte shifrat në 1-1, me anë të sulmuesit Harris Dilaver, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Da Silva, në minutën e 58-të të ndeshjes. Përpjekjet e mëtejshme, qoftë të Skënderbeut apo të Vllaznisë, ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar rezultatin 1-1 të këtij takimi.
Në pesë takimet e fundit, Vllaznia ka arritur vetëm një fitore ndaj Apolonisë, duke humbur ndaj Laçit dhe barazuar ndaj Partizanit, Kastriotit dhe sot ndaj Skënderbeut.

Ndërkohë, skuadra korçare është barazuar me pikë në renditje me Apoloninë e vendit të parafundit, duke shpresuar më tepër në përpjekjet e saj për mbijetesë. Diferenca me Bylisin e vendit të 8-të, tani është në 2 pikë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport java e 20te e superiores skenderbeu skuadra korcare skuadra shkodrane vllaznia java e 20te e superiores skenderbeu skuadra korcare skuadra shkodrane vllaznia

Sondazh

Poll