Sport

VIDEO/ Lautaro dhe Lukaku çojnë Milanin në “ferr”, Inter shkon 4+ nga kuqezinjtë

21 Shkurt 2021, 16:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Lautaro dhe Lukaku çojnë Milanin në “ferr”,

MILANO-Inter fiton derbin e Milanos dhe shkon +4 nga Milani i vendit të dytë. Zikaltërit fitojnë me shifrat 3-0, ku u pa dukshëm supermacia e skuadrës së Contes, ndaj një Milani tërsisht i dorëzuar. Ndeshja nisi mjaft mirë për Interin që kaloi në avantazh në minutën e 5-të me Lautaro Martinez, që e pati të lehtë të mposhtte me kokë Donnarumman.

Zikaltrit dominuan gjatë fraksionit të parë, të cilin e mbyllen me një rast të Skriniarit, që nuk pati saktësinë e duhur me kokë. Pjesa e dytë nisi me tre raste flagrante të Milanit, Handanovic u mohoi golin Tonalit dhe Ibrahimovicit, por gjithçka u bë edhe më e vështirë për kuqezinjtë, kur Lautaro relizoi të dytin personal, i asistuar nga Hakimi.

Në minutën e 66-të Lukaku shënoi golin e tretë Me rezultatin 3-0 ndeshje ishte praktikisht e mbyllur. Interi tërhoq në gjysmëfushën e tij, për të manaxhuar lojën, duke mos harxhuar shumë energji.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lukaku milan inter lukaku milan

Sondazh

Poll