Sport

Zyrtare / Ernest Muçi i jep lamtumirën Tiranës, transferohet në futbollin polak

21 Shkurt 2021, 16:25 Nga DOSJA
Zyrtare / Ernest Muçi i jep lamtumirën Tiranës, transferohet

TIRANE – Sulmuesi i bardhebluve, Ernest Muçi, i ka dhënë lamtumirën Tiranës, për t’u bashkuar me Legian e Varshavës, skuadrën më të njohur në futbollin polak. Ndeshja e djeshme ndaj Teutës, ishte e fundit për talentin kryeqytetas me fanellën e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi,”- shkruan klubi bardheblu i Tiranës, teksa njofton këtë lajm, duke falenderuar Ernes Muçin, nëpërmjet një vidoeje.

Pritet që Muçi të fluturojë drejt Polonisë, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën mbi kontratën me klubin e Legias, duke qenë se zyrtarizimi duhet bërë brenda datës 24 shkurt, kohë kur edhe mbyllet merkatoja atje.

Edhe pse klubi i Tiranës nuk i ka bërë të ditura detajet e transfertës, përflitet se bardheblutë do të përfitojë 450 mijë euro, plus 100 mijë euro të tjera në rast se Legia do të luajë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, si dhe 10% të vlerës së kartonit në rast rishitjeje të Muçit në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 20-vjecari i talentuar ernes muci legia e varshaves sulmuesi i talentuar i tiranes 20-vjecari i talentuar ernes muci legia e varshaves sulmuesi i talentuar i tiranes

Sondazh

Poll