Bota

Izraeli hap disa prej bizneseve, ngrihen shqetësime, ka vende që lejohen vetëm personat që kanë marrë të dyja dozat

21 Shkurt 2021, 17:59 Nga DOSJA
Izraeli hap disa prej bizneseve, ngrihen shqetësime, ka vende që

IZRAEL-Izraeli ka hapur disa prej bizneseve ditën e sotme. Ndërkohë, sipas The Guardian, në disa vende u lejuan të hynin vetëm persona që kishin marrë dy doza të vaksinave anti-Covid.

Qeveria ka filluar ngadalë heqjen e kufizimeve që janë në fuqi që nga dhjetori, kur Izraeli hyri në bllokimin e tij të tretë.

Qendrat e shitjes me pakicë dhe ato tregtare u lejuan të hapen, me kufizime në numrin e klientëve. Sidoqoftë, palestrat, pishinat, hotelet dhe disa qendra kulturore janë në dispozicion vetëm për ata që kanë marrë një “leje të gjelbër”, ku tregohet se janë imun ndaj virusit.

Kjo skemë ka ngritur shqetësime, pasi disa e shohin si diskriminuese ndaj njerëzve që nuk kanë marrë vaksinën, ndërsa të tjerët e vlerësojnë atë si një mënyrë të mundshme për të rihapur ekonomitë pasi shumica të jenë vaksinuar.

Pothuajse një e treta e popullsisë së Izraelit ka marrë të dy doza nga Pfizer / BioNTech. Ndërsa, që prej fillimit të pandemisë kanë rezultuar pozitiv 744,513 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 5,526 pacientë.

Lajmi kryesor:COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur në botë, SHBA mban vendin e parë edhe pse ka raportuar numrin më të vogël të shtrimeve në spitale

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne izrael izrael lirohen masar parandaluese ne izrael covid-19 ne izrael izrael lirohen masar parandaluese ne izrael

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2021, 15:34

IZRAEL– Dr. Anthony Fauci ka fituar çmimin 1 milion dollarë Dan David për “mbrojtjen e shkencës” dhe luftën për vaksinat që tani administrohen në t...