Bota

VIDEO/ Avionit Boeing i shpërthen një pjesë e motorit, shpëtojnë pasagjerët, momenti kur duartrokasin

21 Shkurt 2021, 16:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Avionit Boeing i shpërthen një pjesë e motorit,

SHBA-Një pjesë e një avion Boeing është përfshirë nga flakët, pasi një nga motorët e tij u dëmtua gjatë ngritjes.

Sipas DailyMail, avioni Boeing 777-200, me 231 pasagjerë dhe 10 ekuipazh në bord, po drejtohej për në Honolulu nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denver, kur disa mbeturina goditën motorin e djathtë të aeroplanit, duke bërë që ajo të shpërthente në flakë.

Incidenti e detyroi pilotin të provonte një ulje emergjente përsëri në Denver vetëm 20 minuta pas ngritjes. Video e regjistruar në bordin e Fluturimit UA328 ka treguar momentin kur avioni është ulur në pistë dhe duartrokitjetë e pasagjerëve në bord.

Video e plotë:

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar. Ekspertët e sigurisë së aviacionit thanë se aeroplani, një 267-vjeçar 777, duket se kishte pësuar një dëmtim të pakontrolluar të motorit. Një ngjarje e tillë është e rrallë dhe ndodh kur disqe të mëdha rrotulluese brenda motorit pësojnë një lloj dështimi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avioni boeing avioni boring merre flak avioni boeing avioni boring merre flak

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2021, 15:34

IZRAEL– Dr. Anthony Fauci ka fituar çmimin 1 milion dollarë Dan David për “mbrojtjen e shkencës” dhe luftën për vaksinat që tani administrohen në t...