Bota

Britania vazhdon të shënojë ulje të rasteve të reja me COVID-19, shpresë se bllokimit mund t’i vijë fundi

21 Shkurt 2021, 16:32 Nga DOSJA
Britania vazhdon të shënojë ulje të rasteve të reja me

BRITANI– Rastet e infektimeve në Britaninë e Madhe kanë vazhduar të ulen, ku sot janë shënuar 9,834 raste dhe 215 të vdekur. Ulja e rasteve ngjall shpresën se fundi i bllokimit të tretë ku ndodhet vendi aktualisht mund të jetë shumë afër, ndërsa Boris Johnson po përgatitet të njoftojë masat e reja kufizuese nesër.

Të Dielën e kaluar Britania sipas DailyMail, regjistroi 10,972 raste Covid dhe 258 vdekje. Të dy shifrat kanë rënë këtë javë, përkatësisht me 10% dhe 16%. Shifrat e lëshuara këtë pasdite tregojnë se Uells ka regjistruar 336 raste të reja dhe 16 vdekje të reja. Skocia pa 827 raste të reja sot dhe pesë vdekje.

Shifrat e sotme nënkuptojnë se Britania ka regjistruar 4,115,509 teste pozitive Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Më herët sot ministri Matt Hancock zbuloi se një e treta e njerëzve mbi 16 vjeç tani ishin dhënë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19. Hancock konfirmoi këtë mëngjes se çdo të rrituri në vend do të ofrohet të paktën një dozë e vaksinës Covid deri në fund të Korrikut.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe matt hancock koronavirusi në britaninë e madhe matt hancock

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2021, 15:34

IZRAEL– Dr. Anthony Fauci ka fituar çmimin 1 milion dollarë Dan David për “mbrojtjen e shkencës” dhe luftën për vaksinat që tani administrohen në t...