Bota

Ahmeti: Pas fushatës me tubime, askush s’ka të drejtë të kërkojë respektim të masave nga qytetarët

21 Shkurt 2021, 16:44 Nga DOSJA
Ahmeti: Pas fushatës me tubime, askush s’ka të drejtë

KOSOVË– Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend. Në një postim në Twitter ai ka përmendur tubimet gjatë fushatës zgjedhore.

Ahmeti tha se pas fushatë me tubime dhe me turma njerëzish, askush nuk ka kredibilitet moral ti kërkojë qytetarëve respektimin e masave.

“Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me Covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushatë me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje”,- shkroi Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar sot 398 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,996 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar një viktimë të diagnostikuar me COVID-19, i cili ishte një 39 vjeçar nga Drenasi.

Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 228 persona, derisa raste aktive me coronavirus janë 6,639. Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 66,380 persona të infektuar me coronavirus.Prej tyre 1,572 pacientë kanë vdekur.

Në një situatë hipotetike (larg qoftë por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si ka kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje.

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) February 21, 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shpend ahmeti zgjedhjet ne kosove shpend ahmeti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2021, 15:34

IZRAEL– Dr. Anthony Fauci ka fituar çmimin 1 milion dollarë Dan David për “mbrojtjen e shkencës” dhe luftën për vaksinat që tani administrohen në t...