Bota

“Mos ejani!”/ Kryetari i komunës së Nicës iu bën thirrje turistëve: Ne jemi të lumtur t’iu presim pasi të fitojmë

21 Shkurt 2021, 16:44 Nga DOSJA
“Mos ejani!”/ Kryetari i komunës së Nicës iu bën

FRANCË-Kryetari i Komunës së Nicës në Francë, Christian Estrozi po bën thirrje për një bllokim gjatë fundjavave për të ndaluar fluksin e vizitorëve, duke vënë në dukje se turistët janë të mirëpritur në kushte normale, por qyteti duhet të përqendrohet në trajtimin e rritjes së rasteve të infektimit me Covid-19.

“Ne kemi nevojë për masa të forta që shtrihen përtej shtetrrethimit mbarëkombëtar në orën 18:00, ose një shtetrrethim më i rreptë ose një bllokim i pjesshëm dhe i përkohshëm. Një bllokim në fundjavë do të kishte kuptim, do të ndalonte fluksin e vizitorëve. Moti është i mirë, të gjithë po nxitojnë të vijnë këtu. Një bllokim në fundjavë do ta ndalonte këtë, pa ndalur aktivitetin ekonomik në qytet,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, Estrozi  ka theksuar se numrat e infektimit janë rritur për shkak të fluksit masiv të turistëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Sipas tij, vendi është i lumtur të pres turist gjatë verës, por pasi të ketë fituar betejën me Covid-19, për momentin ai i ka bërë thirrje turistëve që të mos shkojnë në qytet.

“Fluturimet ndërkombëtare në qytet ishin rritur nga 20, një ditë para Krishtlindjes, në 120 gjatë pushimeve. Ne do të jemi të lumtur të presim shumë turistë këtë verë, posa të fitojmë këtë betejë, por është më mirë të kemi një periudhë kur themi; Mos ejani këtu, nuk është koha e duhur. Mbrojtja e Nicës është përparësia ime,“-ka theksuar ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Francë janë shënuar 3,583,135 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 84,147 pacientë.

Lajmi kryesor:COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur në botë, SHBA mban vendin e parë edhe pse ka raportuar numrin më të vogël të shtrimeve në spitale

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christian estrozi koronavirusi ne france koronavirusi ne nice christian estrozi koronavirusi ne france koronavirusi ne nice

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2021, 15:34

IZRAEL– Dr. Anthony Fauci ka fituar çmimin 1 milion dollarë Dan David për “mbrojtjen e shkencës” dhe luftën për vaksinat që tani administrohen në t...