Bota

Rrëzohet një avion në Nigeri, vdesin shtatë pasagjerët e Forcave Ajrore

21 Shkurt 2021, 16:59 Nga DOSJA
Rrëzohet një avion në Nigeri, vdesin shtatë pasagjerët

NIGERI-Një aeroplan i vogël pasagjerësh i Forcës Ajrore nigeriane është rrëzuar ditën e sotme përpara aeroportit të Abuja, për shkak të një dëmtimi mekanik.

Sipas CNN, si pasojë e rrëzimit kanë humbur jetën shtatë pasagjerët. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Forcave Ajrore Ibicunle Daramole.

Beechcraft KingAir B350i u rrëzua gjatë kthimit në aeroportin e Abuja pasi raportoi dëmtimin e motorit ndërsa udhëtonte për në Mina. Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Për fat të keq, të shtatë pasagjerët u vranë në përplasje,“-ka thënë ai.

Në zonën që është rrëzuar avioni, dhjetëra zyrtarë ushtarakë kanë kërkuar nën rrënoja. Zjarrfikësit dhe ambulancat ndodheshin në vendin e ngjarjes. Po ashtu mësohet se ndjehej era e kimikateve të djegura, por nuk kishte zjarr.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezohet nje avion nigerian vdesin shtate paciente ne nje avion nigerian rrezohet nje avion nigerian vdesin shtate paciente ne nje avion nigerian

Sondazh

Poll

Bota 21 Shkurt 2021, 15:34

IZRAEL– Dr. Anthony Fauci ka fituar çmimin 1 milion dollarë Dan David për “mbrojtjen e shkencës” dhe luftën për vaksinat që tani administrohen në t...