Bota

COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur në botë, SHBA mban vendin e parë edhe pse ka

21 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion

BOTË–  Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 111 milion raste të reja, dhe mbi 2,4 milion të vdekur, ku SHBA vazhdon të mbetet në vend të parë.

Aktualisht në SHBA janë 28 milion raste në total që nga fillimi i pandemisë, gati 3-fishi se vendi i dytë Japonia e cila regjistron 10 milion raste në total. Po ashtu edhe përsa i përket numrit të viktimave SHBA-ja ka kaluar mbi 500 mijë të vdekur ga COVID e ndjekur nga Brazili me gati 250 mijë të vdekur.

Pavarësisht të dhënave të fundit, SHBA ka raportuar sot numrin më të vogël të shtrimeve në spitale krahasuar me Nëntorin ku ishte kulmi i përhapjes së pandemisë. Nga të dhënat e fundit rezultojnë përafërsisht 60 mijë të shtruar në spitalet COVID, gati gjysma e shtrimeve të 4 muajve më parë.

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll