Bota

Paralajmërojnë ekspertët, Gjermania mund të përballet me valën e tretë për shkak të përhapjes së varianteve të reja

21 Shkurt 2021, 12:00 Nga DOSJA
Paralajmërojnë ekspertët, Gjermania mund të përballet

GJERMANI– Pas vendimit për të hapur shkollat ditën e Hënë në dhjetë shtete federale të Gjermanisë, ka të dhëna në rritje se vendi mund të goditet nga një valë e tretë e koronavirusit.

Sipas The Guardian, pavarësisht masave të marra dhe bllokimit të rreptë, numri i rasteve të reja çdo ditë nuk ka pësuar asnjë ulje apo përmirësim të situatë. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të varianteve të reja të përhapura në vend.

Agjencia Gjermane e Shtypit raporton se punonjësit e kopshtit ditor dhe të shkollës fillore janë në grupin tre dhe për këtë arsye ndoshta nuk do të marrin vaksinën deri nga vera.
Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e qeverisë së shteteve federale i kishin kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë në takimin e tyre të fundit nëse është e mundur që këta punonjës të spostoheshin dhe të afroheshin më shumë në listën e përparësive.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne gjermani vaksinimi ne gjermani angela merkel koronavirusi ne gjermani vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll