Bota

Shtrimet në spitalet Covid në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga Nëntori, gati 55% më pak pacientë nga kulmi i pa

21 Shkurt 2021, 11:47 Nga DOSJA
Shtrimet në spitalet Covid në SHBA janë në nivelin më

SHBA– Shtrimet në spital në Covid-19 në Shtetet e Bashkuara janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i nëntorit, kur vendi pësoi dhe rritjen më të lartë të rasteve të infektimit dhe vdekjeve nga Covid.

Sipas CNN, rreth 59,800 pacientë me  Covid-19 ishin në spitalet e SH.B.A. të Premten,  rreth 55% më pak nga kulmi i pandemisë më 6 Janar ku raportohet se ishin 132,470 të shtruar. Shifrat e së Premtes janë të parat nën 60,000 që nga 9 Nëntori, kur rastet e përditshme, shtrimet në spital dhe vdekjet ishin në rritje.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë që varianti më i transmetueshëm i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë lloji dominues në SH.B.A. deri në muajin e ardhshëm.

Sipas CDC, mbi 61 milion doza të vaksinës koronavirus janë administruar në SH.B.A. deri më tani, me mbi 17 milion njerëz që i kanë marrë të dy dozat.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll