Politike

“Deklaratat e Ramës”/ Kryemadhi: Shterim i mendimit politik të kryeministrit në ikje

20 Shkurt 2021, 17:23 Nga DOSJA
“Deklaratat e Ramës”/ Kryemadhi: Shterim i mendimit politik

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama drejt LSI-së.

Kryemadhi i cilësoi sulmet ndaj partisë së saj si një shterim i mendimit politik të kryeministrit. Më shumë sesa për LSI-në dhe lëvizjet natën të Presidentit, u shpreh ajo, kryeministri duhet të shqetësohet për shëndetësinë e situatën më pandeminë dhe arsimin duke qenë se drejton dhe një parti të majtë.

“Unë nuk shikoj ndonjë qamet të madh. Shikoj një shterim të mendimit politik të kryeministrit në ikje. Përveç kësaj shikoj një mungesë qartësie të mendimit dhe logjikës politike të një kryeministri apo kryetar i partie i cili është në një periudhë fushate. Nuk mendoj se aty ka krijimin e hapësirave të reja pune për shqiptarët apo sistem arsimor. Apo të fliste për pandeminë. Nuk mendoj që sot shqiptarët po vdesin për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, se pse presidenti nuk njofton Edi Ramën se ku do të ikë për të kaluar një fundjavë. Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama. Nga ana tjetër mendoj që nuk shikoj një logjikë dhe mendim politik të një kryeministri apo kryetari partie që pretendojmë që është parti e majtë që të shqetësohet për çështjet e arsimit të të rinjve dhe të rejave, çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, se sa të shqetësohet për sa i përket se si presidenti lëvizka natën apo ditën”, deklaroi Kryemadhi.

Sa i përket akuzave për Presidentin Meta nga ana e kryeministrit Rama, Kryemadhi tha se Kreu i Shtetit jo vetëm që është në krye të detyrës, por edhe shumë vigjilent.

“Nuk mendoj që Presidenti ka braktisur institucionin e Presidencës, kuptoj që është institucioni i vetëm që kthen projektligje që cenojnë integritetin dhe sovranitetin, interesat e shqiptarëve. Jo vetëm që është në krye të detyrës por edhe shumë vigjilent sa i përket grabitjes që do t’i bëjë rilindja shqiptarëve dhe Shqipërisë”, deklaroi Kryemadhi.

MARRË NGA BALKANWEB

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll