Aktualitet

Disa doza dhe në Elbasan, Manastirliu: Do vijojmë me Librazhdin dhe Përrenjasin. Rama: Të kishte ardhur Covidi në këto spi

20 Shkurt 2021, 13:06 Nga DOSJA
Disa doza dhe në Elbasan, Manastirliu: Do vijojmë me Librazhdin dhe

ELBASAN– Në qytetin e Elbasanit janë dhënë disa doza vaksine ‘Pfizer’ për personelin mjekësor. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu është shprehur se tani do të nisë vaksinimi në Librazhd dhe Prresnjas, teksa ka theksuar edhe një herë se brenda muajit mars do të ketë mbaruar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve.

Sot kemi filluar me stafin mjekë infermierë të shërbimeve direkte siç janë urgjencat e spitalit të Elbasanit për t’u shtrirë më pas edhe në spitalin e Librazhdit dhe Prrenjasit. Përgjatë muajit shkurt dhe mars do të përfundojnë vaksininim për bluzat e bardha,” tha ajo.

Rama ka vizituar punimet në Pediatrinë e re në Elbasan, teksa edhe një herë ka thënë se nëse Covidi do të binte në kohën kur ishte PD në qeveri, do të ishte bërë “hataja” tha ai.

Më shkon mendja o Zot sikur larg qoftë të kishte ardhur Covidi me këto spitale. Ose të na kishte gjetur në këtë situatë. Atëhere do të shihnim ne cfarë hataje do ishte”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinimi ne elbasan edi rama nis vaksinimi ne shqiperi ogerta manastirliu vaksinimi ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 11:42

VERONA– Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 34 vjeç ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotmë pasi u kapen me sasi të konsiderueshme droge...