Aktualitet

Nipi i tij dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve, i lihet mesazh kërcënues në derën e shtëpisë Skënder Likës, gjen 8

20 Shkurt 2021, 12:54 Nga DOSJA
Nipi i tij dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve, i lihet mesazh

TIRANË– Është kërcënuar xhaxhai i Ilir Xhepës, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e vrasjes së Bujar Likës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba.

Ishte Skënder Lika ai që i pikasi plumbat mëngjesin e sotëm në derë, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat javë më parë. Policia po heton në lidhje me disa pista për këtë ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve.

Lika është xhaxhai i Ilir Xhepajt (Lika), killerit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit të kaluar. Paraprakisht dyshohet se kercenimi vjen si hakmarrje e vrasjes së dy biznesmenëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir xhepaj skender leka ilir xhepaj skender leka

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 11:42

VERONA– Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 34 vjeç ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotmë pasi u kapen me sasi të konsiderueshme droge...