Aktualitet

20 Shkurt 2021, 11:42 Nga DOSJA

VERONA– Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 34 vjeç ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotmë pasi u kapen me sasi të konsiderueshme droge.

Karabinierët italianë të Peschiera del Garda ndaluan shoferin 30-vvjeçar pasi konstatuan se ai kishte shkelur rregullat-Covid, por gjetën në pjesën e pasme një zarf të vogël që përmbante një gram kokainë. Kjo i shtyu policët për kontroll të mëtejshëm, ku u gjet një kilogram kokainë e kishte fshehur në bagazh së bashku me kartëmonedha të shumta me prerje të ndryshme ndarë në tri zarfe, në total 73,500 euro, shkruanë mediat italiane.

Karabinierët gjithashtu kontrolluan në banesëne dy vëllezërve, ku zbuluan edhe 20 pako të mbështjella me kokainë që peshonin 22 kile.

Operacioni përfundoi me kapjen e 73,500 eurosh në para kesh dhe me mbi 23 kg kokainë e cila, për shkak të pastërtisë së lartë të zbuluar nga testet paraprake, mund të kishte një vlerë rreth 6 milionë euro. Të dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan dhe u shoqëruan në burgun Montorio, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vellezer shqiptare ne itali arrestohen dy vellezer shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 07:49

ELBASAN– Xhamia ‘Mbret’ në lagjen ‘Kala’ në Elbasan është grabitur mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se disa persona të maskuar kanë hyrë g...