Politike

“Më duhet mandati i tretë për të bërë ndryshime”/Rama publikon foto nga poliklinika e Krujës: Ka ndryshuar si

19 Shkurt 2021, 19:31 Nga DOSJA
“Më duhet mandati i tretë për të bërë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Poliklinika e Krujës, me të cilat ka bërë krahasime se si ishte dhe si po bëhet sot.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se fotot tregojnë gjendjen e mjeruar në të cilën ishte poliklinika para 7 vitesh dhe se si po bëhet sot. 

Ndër të tjera Rama thotë se i duhet Mandati i tretë për të vijuar të bëjë ndryshime, si në rastin e spitaleve. 

“Ja si ishte edhe Spitali i Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më keq akoma, “s’ka më keq se janë bërë spitalet. Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik! Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik! Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s’i ke”, shton Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 16:46

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi ka nisur rreth orës 17:...