Politike

“Paga sipas performancës”/ Rama flet nga Fieri: Premtimin për spitalin na e bëri Erdogan, do t’i paraprijë. S’e harr

19 Shkurt 2021, 18:21 Nga DOSJA
“Paga sipas performancës”/ Rama flet nga Fieri: Premtimin

FIER- Kryeministri Rama ditën e sotme ka vizituar kantierin e Spitalit Rajonal Memorial ku dhe u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve. 

Rama në fjalën e tij ka thënë se spitali i Fierit ishte premtim i Erdogan sakaq ka shtuar se do të ndërtohet brenda 3 muajve, ku do të administrohet në një mënyrë tjetër. Ai ka treguar dhe disa detaje nga se si do të funksionojë spitali rajonal memorial i Fierit, duke thënë se mjekët do të paguhen sipas performancës. 

Teksa ka folur për spitalin, Rama nuk ka harruar që t’i përgjigjet Presidentit Ilir Meta, i cili vendimin e Ramës për të vaksinuar fillimisht të moshuarit personalitete, e ka cilësuar si “selektivitet”. 

Rama ka thënë se Meta është shpërdorues i detyrës së presidentit, sakaq ka shtuar se të gjitha përpjekjet e tij janë për të rimarrë pushtetin, por sipas Kryeministrit s’do t’ia arrijë.

“Premtimin e ka thënë Erdogan. Unë kam qenë i rezervuar. Me sa shoh, afati do të tejkalohet (Do te ndertohet para afatit 3 mujor). Ky do të jetë spitali rajonal memorial i Fierit. Do të jetë pjesë e sistemit shëndetësor publik, si spitalet e tjera. Do të administrohet krejt ndryshe, qendër e transmetimit të dijeve. Që do të thotë se buxheti do të menaxhohet nga spitali, rrogat nuk do të jenë fikse për të gjithë, por mjeket dhe infermierët do të paguhen sipas performancës. Paralelisht me punën në kantier, vijon puna nga ekipet e dy qeverive. 320 mjekë dhe infermierë do të jenë shqiptarë. Në skuadrën e menaxhimit do të jenë 2-3 kandidatë. Gjithçka është sipas planit, ndërkohë që lajmi i mirë, për mua siç jam i pakënaqur, ka mes tyre dhe qeliza kancerogjene që afektojnë sistemin tonë. Është ky spital sot platforma për të filluar pastrimin e tyre. Edhe Turqia, kur ka nisur me reformën në shëndetësi, e ka nisur si këtu dhe më pas me fazën spitalore të privatizuar. Sot është ky spital paltformë të për të filluar dhe pastrimin e tyre. Sistem ido ndryshojë në këtë sens, të mos harrojmë se dhe Shqipëria kur ka nisur reformën e madhe të shendetësisë ka nisur njësoj si këtu. Meta ka bërë thirrje se ka neovjë për transformim në sistem dhe për planin e munguar të vaksinimit? Meta është shpërdoruesi i rolit të presidentit. Ai bën deklaratat nga këshillat e Peço Vasilit, dhe koha kur Vasili drejtonte shëndetësinë është koha më e errët e shëndetësisë shqiptare. Vaksinimi do shtrihet në moshat mbi 80 vjeç. Nëse presidenti mendon se Reshat Arabana apo Tinka Kurti nuk duhet të vaksinohen si çdo të moshuar tjetër. Ky njeri është bërë si dordolec që vihen në fusha për të trembur zogj. Meta bën deklarata për shqiptarët, por mendon vetëm për veten. Ne tani kemi garantuar personelin shëndetësor, po nisim me 80-vjeçarët dhe me radhë. Ata thjesht duan të marrin pushtetin e humbur, por s’kanë për ta marrë derisa akoma vijojnë të jenë alternative., tha Rama.

Plani i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar personalitetet para të moshuarve ka përplasur ashpër kreun e qeverisë me presidentin Ilir Meta. Meta e akuzoi Ramën se po bën genocid, dhe se ndarja e shqiptarëve në klasa është tipike e diktatore, ndërkohë Rama në një postim që ka bërë në Tëitter i është përgjigjur duke marrë marrë shembullin e dy kolosëve të skenës, Tinka Kurtit dhe Reshat Arbanës, që sipas tij, s’mund të lihen në fund pasi janë të njohur. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 16:46

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi ka nisur rreth orës 17:...