Politike

“Ditët e Kujtesës”/ Meta: Na kujtojnë rëndësinë e të mos harruarit të terrorit, shtypjes dhe izolimit. Demokracia du

19 Shkurt 2021, 18:52 Nga DOSJA
“Ditët e Kujtesës”/ Meta: Na kujtojnë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta pas fjalimit që ka mbajtur në edicionin 6-të të ‘Ditëve të Kujtesës”, shprehet se këto ditë na kujtojnë rëndësinë e të mos harruarit të terrorit, shtypjes dhe izolimit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shprehet se nga këto kohë duhet të nxjerrim mësimet e duhura, se sa e brishtë është demokracia.

POSTIMI I METËS

“Ditët e Kujtesës”, të organizuara në kuadër të 30-vjetorit të ndarjes nga diktatura më e egër, që njohu Europa, na kujtojnë rëndësinë e të mos harruarit të terrorit, shtypjes dhe izolimit, për të mos lejuar kurrë më, që hijet e së kaluarës dhe pasojat traumatike, të rikthehen në të tashmen dhe të pengojnë të ardhmen tonë europiane. Duhet jo vetëm t’i kujtojmë ato kohë të errëta, por edhe të nxjerrim mësimet e duhura, se sa e brishtë është demokracia dhe mbi të gjitha se, një popull që fle në demokraci, mund të zgjohet në diktaturë. Demokracia duhet të mbrohet dhe të ruhet çdo ditë, pavarësisht sakrificave, që kërkohen.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 16:46

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi ka nisur rreth orës 17:...