Sport

Ndreu: “Laçi skuadër e fortë, por ne shkojmë për rezultat pozitiv”

19 Shkurt 2021, 20:38 Nga DOSJA
Ndreu: “Laçi skuadër e fortë, por ne shkojmë

KRUJE – Kastrioti, nesër do të udhëtojë drejt Kubinit, për t’u ndeshur me skuadrën e Laçit, në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu, para kësaj ndeshjeje ka folur për mediat. Ai ka vlerësuar kundërshtarin dhe nga ana tjetër, thekson se Kastrioti do të japë më të mirën në këtë transfertë të vështirë.

Kundërshtari? “Laçi është një skuadër shumë e fortë, që vjen pas disa rezultatesh pozitive. Një kundërshtar që këtë sezon ka si synim shpalljen kampion. Gjithsesi shkojmë në Laç për të paraqitur më të mirën tonë. Kjo ndeshje do ketë vlerësim maksimal dhe shkojmë për të marrë rezultat pozitiv”.

Përballjet e mëparshme? “Jemi përballur dhe dy herë të tjera me Laçin dhe futbolli ka edhe fat. Ndoshta ndeshjen e parë dhe mund ta humbnim, pasi barazuam me një gol të Plakut në fund. Kurse në ndeshjen e dytë luajtëm më mirë. Ishte një ndeshje shumë e fortë. Dhamë maksimumin, por dhe Laçi luajti shumë mirë. Mund të fitonin edhe ata, por ne ia dolëm”.

Gjendja e skuadrës? “Dëmtimet në skuadër kanë qenë problem për ne, pasi janë fusha të dëmtuara dhe kanë ngarkesë të lartë. Neve na penalizon pak edhe fusha e stërvitjes, pasi stërvitemi në tapet plastik dhe ndeshjet i bëjmë në fusha me bar natyral. Ky është një problem më vete”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport java e 20te kastrioti laçi skuadra krutane skuadra kurbinase java e 20te kastrioti laçi skuadra krutane skuadra kurbinase

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2021, 20:03

SERBI-Zlatan Ibrahimoviç nuk u preferua nga ana e trajnerit Pioli që të aktivizohej në përballjen kundër Crevena Zvezdës.Për këtë arsye Ibrahimoviç...

Sport 19 Shkurt 2021, 17:16

“Çmendet” Çelsi, 90 mln. euro për Haland

ANGLI – Erlind Haland është emri më i lakuar këto ditë, sidomos pas formës shumët ë mirë që po kalon sulmuesi i Borusias, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e mes...