Sport

Gjendja fizike e Benzema, shqetësim serioz i Real Madridit

19 Shkurt 2021, 16:16 Nga DOSJA
Gjendja fizike e Benzema, shqetësim serioz i Real Madridit

SPANJE – Gjendja fizike e sulmuesit Karim Benzema, janë shqetësim serioz për Real Madridin. Jo aq për ndeshjen e nesërme në fushën e Valadolidit, se sa për ndeshjen e parë të turit të 1/16 finale të Champions League, që do të luajë të mërkurën në Bergamo kundër Atalantës.

“Për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, – tha trajneri i “los blancos”, Zinedine Zidane, në konferencën e sotme për shtyp. – Le të shohim cila do të jetë gjendja e tij në ditët e ardhshme, pastaj ne do të vendosim, nëse do të luajë apo jo. Jo nesër, megjithatë”.

Benzema do të humbasë ndeshjen në La Liga, si një masë paraprake, por nuk është ende e sigurtë që ai do të jetë në Bergamo. Reali në Champions League duhet të bëjë tashmë pa Serxhio Ramos, Karvahal, Rodrigo, Valverde, Odriozola, Marcelo, Hazard dhe Militao.

Sulmuesi francez Karim Benzema, prej disa kohësh vuan dhe po lufton me një dëmtim të muskujve, që të paktën deri më tani, ka ndikuar në sezonin e tij sportiv te Real Madridi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta karim benzema ndeshja ne bergamo real madridi sulmuesi francez trajneri zidane atalanta karim benzema ndeshja ne bergamo real madridi sulmuesi francez trajneri zidane

Sondazh

Poll