Sport

19 Shkurt 2021, 20:03 Nga DOSJA

SERBI-Zlatan Ibrahimoviç nuk u preferua nga ana e trajnerit Pioli që të aktivizohej në përballjen kundër Crevena Zvezdës.Për këtë arsye Ibrahimoviç është rehatuar tepër në pankinën e skuadrës. Suedezi është përballur edhe me disa provokime që vinin nga shkallët e stadiumit në “Rajko Mitiç”.

Pavarësisht se nuk u miratua kërkesa e klubit serb të luhej pa tifozë, disa persona që nuk janë indentifikuar ende dhe që ishin të pranishëm në stadium, nuk i kanë kursyer ofendimet e tyre në drejtim të Zlatan. Por pavarësisht fjalëve të thëna, Ibrahimoviç nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm duke qëndruar i qetë në vendin e tij.

Ditën e sotme, klubi serb në një komunikatë ka kërkuar falje për ofendimet raciste ndaj futbollistit. “Crvena Zvezda kërkon falje për veprat dhe ofendimet raciste ndaj Ibrahimovic. Crvena dënon në mënyrën më të fortë frazat ofenduese. Si klub kemi bërë gjithçka për të siguruar që organizimi i ndeshjes të ishte në nivelin e 2 ekipeve të shkëlqyera, dhe ne nuk do të lejojmë një primitiv të vetëm të hedhë njollë në mikpritjen tradicionale të vendit tonë dhe të popullit tonë.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda ibrahimovic crvena zvezda ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2021, 17:16

“Çmendet” Çelsi, 90 mln. euro për Haland

ANGLI – Erlind Haland është emri më i lakuar këto ditë, sidomos pas formës shumët ë mirë që po kalon sulmuesi i Borusias, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e mes...