Sport

“E kam parë Superioren, e njoh klasin e tij”, trajneri i Legias së Varshavës flet për futbollistin e Tiranës, largimi n

19 Shkurt 2021, 19:47 Nga DOSJA
“E kam parë Superioren, e njoh klasin e tij”, trajneri i Legias

POLONI-Merkatoja në Poloni është e hapur dhe Legia e Varshavës ia ka vënë syrin sulmuesit të Tiranës, Ernest Muçi, për t’u përforcuar për gjysmën e dytë të sezonit.Klubi polak ka ofruar 450 mijë euro për kartonin e sulmuesit të talentuar, plus 100 mijë euro nëse skuadra ia del të renditet në zonën europiane si dhe 10% të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen.

Megjithatë pretendimi i Legias ka qenë që pagesën ta bëjë vetëm në muajin qershor, në përfundim të sezonit dhe kjo duket se ka stepur momentalisht drejtuesit e Tiranës, të cilët nuk kanë thënë ende jo. Trajneri i Legias, Czeslaw Michniewicz, ka folur për Ernest Muçin. Një tjetër konfirmim këtu se këtë herë nuk bëhet fjalë për thashetheme mediatike, por kalimi i lojtarit të Tiranës duket i sigurt drejt Polonisë.

Teksa gazetarët e pyesin nëse Muçi do të cilësohet si një mbyllje ideale për merkaton e janarit, trajneri i ekipit polak është shprehur: “Nuk do të doja të flisja për një lojtar që nuk është ende lojtari ynë. Unë e njoh klasin e këtij futbollisti. Kam parë disa pjesë nga ndeshjet e tij në Superiore. Sigurisht që është lojtar shumë i mirë, por nuk do të doja që të flisja më tepër, pasi nuk është ende pjesë e jona sot”, ka thënë Michniewicz.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ernest muçi legia tirana ernest muçi legia tirana

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2021, 17:16

“Çmendet” Çelsi, 90 mln. euro për Haland

ANGLI – Erlind Haland është emri më i lakuar këto ditë, sidomos pas formës shumët ë mirë që po kalon sulmuesi i Borusias, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e mes...