Sport

Covid-19 mund Bayernin, skuadra gati për karantinim total

19 Shkurt 2021, 20:26 Nga DOSJA
Covid-19 mund Bayernin, skuadra gati për karantinim total

GJERMANI – Tashmë virusi Cov-Sars2 është duke sunduar në dhomat e zhveshjes së kampionëve të gjermanisë. Bayerni i Mynihut, pas infektimit të Benxhamin Pavard, rrezikon karantinimin e plotë të skuadrës. Departamenti shëndetësor në Bavari, po studion mundësinë e marrjes së masave për izolimin e të gjithë futbollistëve, që drejtohen nga Hansi Flick.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë të drejtë të vendosin në karantinë një ndërmarrje apo shoqëri, në varësi të respektimit të rregullave të parashikuara në protokoll. Masat e nevojshme merren në bazë të rezultateve të hetimeve. Për rastin në fjalë, pra të Bayernit, hetimet vijojnë.

Bavarezët luajnë këtë të shtunë kundër Eintrahtit të Frankfurtit, më pas i pret transferta me Lacion në Champions League. Hetimet do të zbulojnë nëse lojtari i infektuar, në këtë rast Pavard, ka patur kontakte me futbollistët e tjerë të Bayernit. Para francezit rezultoi pozitiv Thomas Myler, ndërsa më herët Goretzka dhe Ksavi Martinez, tashmë të shëruar.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2021, 20:03

SERBI-Zlatan Ibrahimoviç nuk u preferua nga ana e trajnerit Pioli që të aktivizohej në përballjen kundër Crevena Zvezdës.Për këtë arsye Ibrahimoviç...

Sport 19 Shkurt 2021, 17:16

“Çmendet” Çelsi, 90 mln. euro për Haland

ANGLI – Erlind Haland është emri më i lakuar këto ditë, sidomos pas formës shumët ë mirë që po kalon sulmuesi i Borusias, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e mes...