Politike

“Prej një muaji tre fshatra të Kukësit të bllokuara nga rrëshqitjet”/ Banorët: Nuk kemi as infermierë, fëmijët prej

19 Shkurt 2021, 16:43 Nga DOSJA
“Prej një muaji tre fshatra të Kukësit të bllokuara

KUKËS- Gjatë një takimi me Drejtuesin Politik të PD-së për Qarkun e Kukësit Flamur Hoxha, banorët e zonës janë shprehur se shteti nuk ka investuar dhe nuk ka dërguar fadromat për të hapur qarkullimin e mjeteve.

“Nga bllokimi i rrugës fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, nuk ka as infermier për të bërë qoftë edhe një gjilpërë, çdo ditë e më shumë fshati po braktiset”, tha një banor.

Përveç faktit të izolimit, banorët shprehin shqetësimin se situata e tyre sa vjen e rëndohet edhe për shkak të kushteve të rënda të jetës, u mungon uji dhe dritat.

“Rrugë jo, investim jo, shëndetësi dhe arsim këtu nuk ka. Detyra jonë është ta bëjmë faktike, se si është gjendja. Pastaj le të dalë përfaqësuesi i rilindjes apo kryeministri, le të thotë nëse ne po themi diçka që nuk është. Ju s’keni rrugë. Ekonomia juaj është në mjerim. Tre fshatra të bllokuara. Modeli i tyre janë projektet 3D me kulla dhe më rrugë, dhe sipas tyre kjo është Shqipëria e rilindjes tha Flamur Hoxha nga fshati Gdhesht në Kukës.”- ka thënë Hoxha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur hoxha flamur hoxha

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 15:44

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.Me këtë r...