Politike

19 Shkurt 2021, 16:46 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi ka nisur rreth orës 17:45, në selinë blu. I pari që u fut brenda selisë së Partisë Demokratike ishte Fatmir Mediu me një tufë me letra në dorë.

Pas, hyri edhe Basha. Dosja.al ka mësuar se në fokus të takimit do të jetë se zona se ku do të caktohet Mediu për të kandiduar në zgjedhjet e 25-prillit. Mësohet se pretendimet e Fatmir Mediut janë për të pasur më shumë se një emër në zonat e sigurta. 

Menjëherë pas takimit, Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka listuar edhe njëherë arsye se përse votat e republikanëve janë shumë të rëndësishme për Opozitën. Në një deklaratë për mediat, Mediu tha PR-ja do të kontribuojë edhe në Dibër e Kukës, aty ku nuk ka pretendim për mandat. Ai shtoi gjithashtu se PR-ja do të donte të kishte një qasje më të drejtpërdrejtë në çështjen e të përndjekurve politikë, e çështje të tjera si kjo.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha arriti një marrëveshje për të dalë me një listë dhe program të përbashkët, në një takim që zhvilluan më datë 10 shkurt të këtij muaji. Pas takimit, të dy ranë dakord që PR-ja dhe PD-ja të garonin në një listë dhe me të njëjtin program. Vetë Mediu tha se është i gatshëm që të garojë në secilin qark që mund t’i japë një votë opozitës.

Mediu ishte i vetmi aleat me të cilin Basha nuk kishte ende një marrëveshje për zgjedhjet, pasi kërkesat që republikani parashtroi nuk u ishin pranuar nga PD-ja, por situata ndryshoi. Basha ka arritur marrëveshje me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili do të kandidojë nën logon e PD, Nard Ndokën e Dashamir Shehun.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha dhe media ne seline blu fatmir mediu lulzim basha basha dhe media ne seline blu fatmir mediu lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 15:44

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.Me këtë r...