Politike

Tabaku takon banorët e dëmtuar nga tërmeti: Rama dhe Veliaj janë fatkeqësi që duhet të largohen!

19 Shkurt 2021, 14:14 Nga DOSJA
Tabaku takon banorët e dëmtuar nga tërmeti: Rama dhe Veliaj

TIRANË– Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ishte këtë mesditë në rrugën Qemal Stafa, ku u takua me banorët e zonës të dëmtuar nga tërmeti.

Në takimin me ish-deputeten, banorët u ankuan se askush nga qeveria apo bashkia nuk i ka pritur për të vlerësuar gjendjen e tyre të banimit.


Tabaku u  shpreh se shtëpia e një pensionisti, e cila u shkatërruar nga tërmeti 14 muaj më parë, është ende gërmadhë, teksa qeveria nuk i jep zgjidhje se çfarë do të ndodhë me të.

Shteti nuk është për shqiptarët. Edi Rama mendon vetëm për të dhënë tendera e koncesione, nuk vjen tek shtëpia juaj. Vendi ka mbetur në vendnumëro. Pensionet kanë mbetur në vendnumëro. E shihni tek pensionet, rrogat, taksat R. Vetëm dështim. Rama dhe Veliaj janë fatkqeësi që duhet të largohen. Nuk ka socialist të ndershëm që mund t’i votojë më. Këta janë vetëm për veten e tyre. Nuk mund të jetojnë kështu shqiptarët në mes të Tiranës. Ky është problemi që ka Tirana dhe Shqipëria sot. Po ishe i fortë merr leje ndërtimi sepse paguhet tek Edi Rama dhe Erjon Veliaj, po të jesh i varfër të zë shtëpia brenda.Më vjen keq për Tiranën sepse nuk është më ajo që ka qenë. Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë prishur bukurinë e rrugicave, nuk i lë njerëzit të zhvillojnë pronën. Këtu e gjithë Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Vetëm pesë veta kanë përfituar. Nuk është kjo Shqipëria që duam ne. Rrugicat janë të boshatisura sepse të rinjtë janë larguar”, tha Tabaku.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku tabaku takim me banoret tirane jorida tabaku tabaku takim me banoret tirane

Sondazh

Poll