Politike

Mban fjalimin në gjuhën shqipe/ Rama batuta me inxhinierin e huaj: Kuptova që përzierja e një shqiptari me një francez bë

19 Shkurt 2021, 16:23 Nga DOSJA
Mban fjalimin në gjuhën shqipe/ Rama batuta me inxhinierin e huaj:

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në Divjakë, ku ka inspektuar punimet  e kompanisë franceze Voltalia për grumbullimin e të dhënave të domosdoshme të fazës përgatitore të kantierit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. 

Rama ka qenë i shoqëruar me numrin dy të qeverisë Erion Braçe dhe me MInistren Belinda Balluku, ku më pas është takuar edhe me një prej drejtuesve të projekti, i cili ka  mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe. 


“Zoti kryeministër, zonja minister. Përshëndetje. Si drejtor i projektit jam shumë I lumtur të ju mirëpres këtu në këto toka. Do të prodhojmë energji elektrike me çmim konkurrues që është padyshim energjia elektrike më e lirë në Shqipëri. Falënderoj kryeministrin për praninë e tij këtu ndërkohë që partnerët lokalë janë në terren. Falënderimet shkojnë për ministren dhe ekipet e saj. Unë nuk flas shqip mirë. Nëse jeni dakord do të vazhdoj në frëngjisht”, tha ai në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, pas fjalimit të tij nuk kanë munguar as batutat e Kryeministrit, i cili ka thënë: Nga shqipja jote kuptova se përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 15:44

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.Me këtë r...