Politike

Basha: Për 8 vite Shqipëria në vend numëro për integrimin, në 6 muajt e parë të qeverisjes së PD-së do të zhvillohet

19 Shkurt 2021, 16:09 Nga DOSJA
Basha: Për 8 vite Shqipëria në vend numëro për

TIRANË– Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur në një intervistë ekskluzive për News24 pas vizitës në Slloveni e Kroaci dhe takimeve që pati me kryeministrat e këtyre dy vendeve, teksa Sllovenia merr presidencën e radhës së BE.

Kryedemokrati tha se që për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vend numëro në procesin e integrimit europian duke theksuar angazhimin për të zhbllokuar këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Po kështu kreu i PD ka zbardhur dhe diskutimet e bëra me dy kryeministrat.

Ditët e fundit keni zhvilluar dy takime të rëndësishme, le të themi kështu, një në Slloveni me kryeministrin e atjeshëm, njëkohësisht edhe kreu i presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, nga ana tjetër edhe me kryeministrin e Kroacisë. Cili ishte qëllimi i këtyre vizitave?

Lulzim Basha: Sllovenia do të marrë presidencën e Bashkimit Europian në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Dhe në kemi shpallur integrimin europian si një nga prioritetet kryesore të programit tonë padiskutim një nga prioritetet kryesore të qytetarëve shqiptarë. Ju e dini që për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vend numëro në procesin e integrimit europian dhe ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të jashtëzakonshme të ndihmës financiare dhe jo vetëm që Bashkimi Europian ofron në këtë proces. Plani ynë, angazhimi ynë, është që të zhbllokojmë këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm koordinimi ynë me Bashkimin Europian.

Me kryeministrin e Sllovenisë që do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, diskutuam konkretisht si për sfidat apo detyrat që duhet të plotësojmë apo planin tonë që duhen plotësuar këto detyra, ashtu dhe për mbështetjen konkrete që Sllovenia do të jap si presidente e ardhshme, si mbajtëse e presidencës së ardhshme 6 mujore të Bashkimit Europian. Ndërsa Kroacia ka një tjetër veçori. Kroacia është vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe nga kryeministri kroat mora zotimin për të na ndihmuar jo vetëm në tryezën ku merren vendimet politike që është Këshilli Europian, ku Kroacia do të mbështesë rrugën tonë europiane.

Padiskutim, do të mbështesë planin tonë për të zhbllokuar këtë rrugë përmes plotësimit të detyrave të angazhimeve që Shqipëria do të përmbush por po kështu mora angazhimin e tij që do të mbështesë edhe në procesin teknik që është një proces sfidues ku dhe Kroacia ka pasur sukses të jashtëzakonshëm për të nisur dhe për të përmbyllur me sukses negociata dhe për ta bërë vendin anëtar të Bashkimit Europian.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 15:44

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.Me këtë r...