Politike

“Qeveria më jep vetëm 27 mijë lekë të vjetra”/ Tomorr Alizoti viziton familjen në nevojë në Berat, gruaja: S’kemi

19 Shkurt 2021, 15:49 Nga DOSJA
“Qeveria më jep vetëm 27 mijë lekë të

BERAT– Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit Tomorr Alizoti ditën e sotme ka vizituar një familje në Berat e cila ka vështirësi ekonomike. 

Zonja e familjes, e  cila është invalide si pasojë e një aksidenti, rrëfeu se ajo së bashku me djalin e saj, jetojnë në një shtëpi të pabanueshme, pa ushqim, pa të ardhura dhe pa ngrohje për këto ditë të ftohta.


“Qeveria më kërkon taksa ndërkohë më jep 27 mijë lek të vjetra. Unë i paguaj shtetit 60 mijë lek. Kryeministri na tha se do t’ju japim shpërblim, as shpërblim, asgjë. Na tha që do të bëjë 80 mijë lek përkrahjen sociale, as përkrahjen nuk e bëri. Edhe me sobën e ndezur nuk u ngrohëm, jam e operuar nga këmbët, kam bërë aksident, i kam të dyja me hekur. Për KEMP-in nuk ma rregulluan, duan lek. Me 27 mijë lek çfarë të paguaj, ujin, apo dritat. Hekur nuk përdor, dush nuk përdor, korent nuk përdor, sepse nuk kam me çfarë t’i paguaj”?, tha ajo.

“Për t’u larë ujin e ngrohim tek soba me dru dhe lahemi”, tha i djali.

Ndërkohë, Alizoti i ka premtuar zonjës se nëse Basha vjen në pushtet pas 25 prillit do të kenë mbështetjen në maksimum, duke shtuar se është trup që të ndërtosh në Berat një vend ku të parkohen makinat ndërkohë që njerëzit nuk kanë ku flejnë 

“Edhe unë në moshën e djalit tuaj kam jetuar në këto kushte dhe mbështetjen do e keni në maksimum. Ata nuk e dinë se çfarë është vafëria. Është mjerim, masakër dhe turp të ndërtosh poshtë në Berat rreth 3 milionë euro ku të flenë makinat dhe nuk kanë ku të flenë njerëzit. Ne kemi një mision, t’i përzemë me votë. Është fatkeqësi që poshtë derdhen miliona dhe këtu janë njerëzit pa bukë, ky është një tmerr. Ata janë njerëz pa shpirt, kanë qenë dhe do të jenë. Çdo njeri ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe të rrisë fëmijët si gjithë bota”.- tha ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tomorr alizoti tomorr alizoti

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 15:44

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.Me këtë r...