Politike

DOKUMENTI/ ODHIR nxjerr raportin paraprak për 25 prillin: Do sjellim 250 vëzhgues afashkurtër dhe 24 afatgjatë, prioritet id

19 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA

TIRANË- OSBE-ODIHR, ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në Shqipëri. Në raport shkruhet se në Shqipëri do të vijnë 24 vëzhgues afatgjatë si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër, që do të mbikqyrin procesin e votimit dhe të numërimit të votave në vendin tonë, më 25 prill.

Sipas, OSBE-ODIHR ka shumë rëndësi një mision vëzhgimi i plotë në të gjithë vendin për të kontrolluar zbatimin e rishikuar të ligjit, përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, si do të zbatohet në praktikë. Ajo që do të ketë prioritet nga ODBE-ODIHR është edhe identifikimi biometrik si dhe monitorimi i mediave gjithashtu. 

Raporti i plotë:

Të gjithë bashkëbiseduesit e NAM të ODIHR konsideruan të arsyeshme dërgimin e jë misioni të vëzhgimit të zgjedhjeve në shkallë të gjerë nga ODIHR. Thebësorja është që të sigurojmë një kontroll që po zbatolhet legjislacioni, duke përfshirë këtu  identifikimin biometrik të sapo futur të votuesve, dhe të vënies së tij në praktikë. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore informuan se të gjitha masat do të merren për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe se do të pranohet vlera e shtuar e rekomandimeve pas një aktiviteti vëzhgimi të zgjedhjeve nga ODIHR. Bashkëbiseduesit e tjerë vendosën si theks të veçantë në vëzhgimin e periudhës së ditës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin të burimeve shtetërore.

Diçka që do të meritonte vëmendje të veçantë, përfshirë punën e administrimit të zgjedhjeve, identifikimi biometrik i votuesve, fushata dhe mbulimi i saj nga media, zgjidhja e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve, veçanërisht në rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19. Bazuar në këto konsiderata, NAM ODIHR rekomandon:

Misioni i Vëzhgimit (MVZ) për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përveç një ekipi kryesor të ekspertë, NAM i ODIHR rekomandon dërgimin nga Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhgoni procedurat e ditës së zgjedhjeve, përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelimin e rezultateve. Në në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, MVZ do të përfshijë një element të monitorimit të mediave.

KLIKO KËTU PËR RAPORTIN E PLOTË

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike osbe-odihr raporti i odihr per 25 prillin osbe-odihr raporti i odihr per 25 prillin

Sondazh

Poll

Politike 19 Shkurt 2021, 15:44

DURRËS – Presidenti Ilir Meta mori pjesë në veprimtarinë përkujtuese të 100-vjetorit të krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit.Me këtë r...