Aktualitet

‘Përsëritet’ atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, ekspertët marrin përsipër eksperimentin për të matur kohën q

19 Shkurt 2021, 15:38 Nga DOSJA
‘Përsëritet’ atentati me snajper në burgun e

TIRANË– Gjykata e Apelit ka kërkuar që të bëhet një eksperiment pas rihapjes së hetimeve në lidhje me atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Mësohet se Apeli u ka kërkuar ekspertëve që të bëjnë një eksperiment për të provuar se sa kohë i është dashur Ergys Kolaverit për të lëvizuar nga Vaqarri në Kamëz tek shtëpia e tij.

Ekspertëve u është kërkuar që të përdorin makinën e Kolaverit, një person që ka të njëjtën moshëm e të dhe ngjarja do të inskenohet në të njëjtat kushte atmosferike. Ky eksperiment do të dalë në përfundimin për përfshirjen e Kolaverit në këtë atentat.

Gjithashtu, gjykata ka kërkuar që të identifikohen dhe të merren në pyetje të gjithë të burgosurit që kanë qenë në ajrim ditën e ngjarjes, për të kuptuar atë që kanë parë ata në momentin e atentatit.

Kolaveri akuzohet për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit, dhe është dënuar me 20 vite burg nga asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda. Por dënimi është rrëzuar nga Apeli i Krimeve në mars 2018, organ që e kaloi çështjen në Gjykatën e Tiranës duke shpallur moskompetencë.

Ndërkohë që Kolaveri pret ende një vendim të formës së prerë për akuzat ndaj tij, është caktuar nga Apeli në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke iu vendosur mbikëqyrje elektronike dhe punonjës policie, që e ruajnë për të mos u larguar nga shtëpia.

Por pse tentoi që të vriste të burgosurin Ergys Kolaveri?

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar, vëllain tjetër, Robert Kolaverin. Gjithë sherri kishte nisur në Francë, ku vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët.

Pasi ishin kthyer në Shqipëri, Gazmiri i kishte takuar në një lokal dhe u kërkoi llogari por biseda degradoi në përdorimin e dhunës, deri në vrasje e plagosje. Për krimin e bërë, Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg, por vëllezërit Kolaveri nuk e lanë me aq. Pasditen e 30 korrikut në vitin 2016, një snajper qëlloi në burgun e Vaqarrit, duke plagosur të burgosurin nga Kosova, Lili Dulajn.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është Ergys Kolaveri, por ende nuk është gjetur arma me të cilën pretendohet se ka qëlluar. I vetmi send i dyshimtë që u gjet në mjetin e tij ishin një palë dylbi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergys kolaveri gazmir daci ergys kolaveri gazmir daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 15:22

EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të b...