Aktualitet

I përfshirë në atentatin e Shkëlzen Kastratit, Elsoni është vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, si e fitoi lirinë i aku

19 Shkurt 2021, 15:06 Nga DOSJA
I përfshirë në atentatin e Shkëlzen Kastratit, Elsoni

TIRANË– Elson Xheçuka, 27 vjeç dhe banues në Kamëz, një nga të shpallurit në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është vëllai i Hektor Xheçukës. Dosja.al ka mësuar se Elsoni është vëllai i famëkeqit nga Kamza që është konsideruar si një nga vrasësit me pagesë, më të rrezikshëm.

Siç duket, Hektori nuk është i vetmi nga familja e tij, që është përfshirë në aktivitete kriminale. Sot emri i Elson Xheçukës u bë publik në media, pasi u zbardhën identitetet e katër personave të përfshirë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur paraditen e datës 1 shkurt në Fier.

Elson Xheçuka bashkë me tre të tjerët e identifikuar dhe të shpallur në kërkim: Albert Zaja, Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, besohet se janë paguar nga individë të tjerë në Fier, me qëllim ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit. Dy muajt e fundit, të rinjtë lëviznin bashkë deri në momentin që kanë kryer ekzekutimin.

Deri më tani asnjë prej të shpallurve në kërkim nuk rezulton të jetë skeduar më parë, përveç Roland Carës. Ky i fundit është prangosur në Greqi në vitin 2008 për vrasje. Aktualisht të katërt dyshohet se janë larguar nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian, por ende nuk dihet se cili mund të ketë qenë destinacioni iu tyre final.

Por kush është Hektor Xheçuka?

Hektor Xheçuka u arrestua në 5 tetor të 2018-së, si vrasësi i Emiljano Boçit. Policia e Tiranës tha në atë kohë se kishte prova të pakundërshtueshme për 31-vjeçarin, Hektor Xheçuka. Madje Policia shkoi edhe më tej, e cila u shpreh se Hektor Xheçuka dyshohet si një vrasës me pagesë i rrezikshëm, që mund të kishte lidhje edhe me disa vrasje të tjera të ndodhura në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Xheçuka u akuzua se kishte ekzekutuar Boçin për llogari të një grupi rival në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike me operim në Hollandë, aty ku dyshohet të ketë patur aktivitet dhe grupi i Boçit. Por pesë muaj pasi u arrestua, Xheçuka u lirua nga burgu, më 25 prill të vitit 2019. Zyrtarisht u deklarua se nuk ishin gjetur prova bindëse për të akuzuar Xheçukën për vrasjen e Emiljano Boçit. Hetimet për vrasjen e Emiljano Boçit u rikthyen në pikë zero.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elson xhecuka hektor xhecuka shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati elson xhecuka hektor xhecuka shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll